Përse një trëndafil të bardhë? (FOTO)

Edicioni i 60-të i Grammy Awards solli një risi gjatë kalimit në tapetin e kuq. Shumë artistë u shfaqën duke mbajtur në dorë apo duke përfshirë në veshjen e tyre një trëndafil të bardhë. Por kush është kuptimi i këtij trëndafili? Në fakt, e gjithë kjo sipërmarrje është pjesë e solidaritetit të artistëve ndaj protestës kundër ngacmimeve seksuale dhe pabarazisë në këtë indurstri, shkruan Class. Lëvizja “Time’s Up”, e organizuar nga dy producentë muzikorë Meg Harkins dhe Karen Rait, u kishte bërë më herët thirrje të gjithë artistëve të mbështesnin kauzën duke u shfaqur në Grammys me nga një trëndafil të bardhë.

“Kemi zgjedhur trëndafilin e bardhë sepse, historikisht, ai është simboli i shpresës, paqes, simpatisë dhe rezistencës. Bota është duke parë. Merrni me vete një trëndafil të bardhë.” – shkruhej në një pjesë të letrës.

Lëvizja mori përgjigjen e shumë artistëve. Rita Ora, Lady Gaga, Kelly Clarkson dhe Pink ishin disa nga ata që u shfaqën me një trëndafil të bardhë gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Më poshtë gjeni listën e plotë të artistëve që mbështetën këtë lëvizje.

1

Pink

2

Heidi Klum

3

Miley Cyrus

4

Imagine Dragons

5

Zayn Malik

6

Alessia Cara

7

Rita Ora

8

Khalid

9

Camila Cabello

10

Sam Smith

11

Karen Fairchild

12

Anna Kendrick

13

Rapsody

14

Sarah Silverman

15

Joe Saylor

16

Kelly Clarkson

17

James Corden

18

Ne-Yo

19

Janelle Monae

20

Justin Tranter

21

Lady Antebellum

22

Ryan Secreast

23

Lady Gaga

24

Giuliana Rancic

25

Jain

26

Reba McEntire

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button