Momentet më të mira në Grammys 2018 (FOTO-VIDEO)

Mbrëmja e djeshme e ndarjes së çmimeve Grammy ishte e mbushur me momente të rëndësishme.

Të gjithë po flisnin për performancën e Kesha. Këngëtarja amerikane këndoi “Prayer” e në performancën e saj u bashkuan Cyndi Lauper, Camila Cabello, Andra Day dhe Julia Michaels. Kjo performancë u ndoq nga prezantimi i U2 që bëri Camila Cabello.

Një moment tjetër i rëndësishëm ishte fjalimi i Alessia Cara që pranoi çmimin si ‘Artistja e Re Më e Mirë’. Ky fjalim u ndoq nga fitorja e madhe e Bruno Mars me 24K Magic.

Artistet femra dominuan rrjetin social Twitter ku fansat shkruanin mendimet e tyre ndërkohë që ndiqnin live ceremoninë. Më shumë tweets kishte për artisten e re Camilla Cabello, e më pas vjen Lady Gaga.

E ndërkohë kënga për të cilën u fol më shumë ishte “Despacito” nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button