Java e ngjarjeve më kryesore në Greqi që kanë të bëjnë me çështjen e emrit me Maqedoninë

Qeveria do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ekzistojnë për të arritur marrëveshje në çështjen e Shkupit, është porosia që e dërgon kabineti i kryeministrit grek, sipas televizionit shtetëror grek TV ERT, pas takimeve të Aleksis Cipras me liderët e partive politike, ndërsa në prag të vizitës së ndërmjetësuesit Metju Nimic në Athinë dhe Shkup. Fillon java kyçe për çështjen e emrit, është komenti më i shpeshtë në mediat greke. Takimi i Grekëve të Pavarur për çështjen e emrit, takime me ndërmjetësuesin dhe protesta në Athinë janë ngjarjet kryesore në Greqi për këtë javë.

Sot partneri i koalicionit në Qeveri, Panos Kamneos, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, caktoi takim të përbashkët të grupeve parlamentare dhe të komitetit ekzekutiv në të cilin me siguri do të konfirmohet qëndrimi i partisë nëse do ta konfirmojë qëndrimin e tyre se është kundër përdorimit të termit “Maqedoni” në emër apo do të ketë ndryshim të qëndrimit të deritanishëm. Vlerësimet në Greqi janë se lideri i Grekëve të Pavarur nuk do të heqë dorë nga qëndrimi i tij i fuqishëm.

Грчки медиуми 2

Vetëm një ditë pas takimit të Grekëve të Pavarur, nesër, përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në biseda për emrin  Methju Nimic do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias. Tani për tani, nuk ka informacione, nëse Nimici do të takohet edhe me kryeministrin grek apo ndoshta edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare greke.

Java kyçe në Greqi, përfundon të dielën, me protestën e caktuar në Athinë, për “mbrojtjen e emrit Maqedoni”.

“Në Qeveri janë të shqetësuar se ndoshta protesta për çështjen e Shkupit javën e ardhshme në Athinë do të shndërrohet në protestë antiqeveritare, diçka që sipas burimeve qeveritare, dëshirojnë disa të arrijnë, komeneton real.gr.

Mediat greke nuk e përjashtojnë mundësinë për vizitën e Nimicit në rajon dhe varësisht nga zhvillimi i bisedimeve, të mbahet edhe takim i ri i ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.

Në skenën e brendshme politike në Greqi,  pas takimit të kryeministrit grek me liderët e partive politike dhe nëse Grekët e Pavarur në fund vendosin të mos e mbështesin marrëveshjen eventuale për emrin e përbërë, mediat greke analizojnë se Aleksis Cipras do të kërkojë mbështetje nga deputetët e partive opozitare, me siguri ato që janë me orientim qendror majtist, gjegjësisht koalicionit Demokratik dhe Reka.

“Kryeministri, edhe krahas mospajtimeve nga Grekët e Pavarur, por edhe qëndrimit të Demokracisë së Re, ka bërë qartë me dije se do të bëjë gjithçka që është e mundur me “përgjegjësi patriotike” do të synojë drejtë zgjidhjes së pranueshme nga të dyja palët për çështjen e Shkupit”, shkruan portali informativ Lefimerdia.

Ципрас и Катругалос

Sipas In.org për Qeverinë greke në këtë moment ka tre probleme në lidhje me çështjen e emrit: qëndrimi i Shkupit, ndarja eventuale e zgjidhjes në pjesë dhe qëndrimi i Grekëve të Pavarur.

http://portalb.mk/499786-ceshtja-e-emrit-nimic-ne-athine-te-merkuren-vjen-ne-shkup/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button