Putin propozoi Medvedevin për kryeministër të Rusisë
Presidenti i ri rus, Vlladimir Putin, nominoi paraardhësin e tij Dimitri Medvedev për kryeministër të Rusisë. Putini propozimin e dorëzoi në Parlamentin rus menjëherë pas inaugurimit të tij.
Parlamenti caktoi seancë të jashtëzakonshme më tetë maj kur Putini edhe personalisht e propozoi Medvedevin para deputetëve. /portalb/