Nimic: Takimi Zaev-Cipras është me rëndësi historike, ekziston dinamikë për marrëveshje

Takimin mes Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras u vlerësua nga Metju Nimic si takim pozitiv dhe më një rëndësi historike. Në një intervistë për gazetën greke “Katimerini” Nimic komentoi se ekziston dinamikë për zgjidhje dhe thotë se është optimist lidhur me bashkëpunimin me ndërkombëtarët, në koordinim me OKB, me Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin, dhe mund të arrihet një marrëveshje e pranueshme, dhe sipas Nimic tani kemi një mundësi historike që duhet ta shfrytëzojmë, transmeton Portalb.mk.

“Takimi mes kryeministrave në Davos ishte pozitiv dhe më rëndësi historike nëse arrihet zgjidhja mes dy shteteve. Është koha që të bëhen bisedime intensive mes dy shteteve lidhur me kushtet për një marrëveshje. Gjegjësisht për këtë qëllim vij në Athinë dhe në Shkup, për të ecur procesin para. Besoj që ekziston një dinamikë për gjetjen e zgjidhjes”, tha Nimic.

Lidhur me afatin kohor për zgjidhje të problemit, Nimic tha se tani më po bëhen hapa konkret për intensifikimin e bisedimeve për arritjen e një kompromisi.

Ambasadori special nga 29 janari deri më 1 shkurt do të jetë në rajon, ku së pari do të vizitoj Athinën e më pas Shkupin. Deri më tani ende nuk ka informacione se me kë do të realizoj takime Nimic, por me siguri ai do ta takon ministrin e punëve të jashtme të Greqisë Nikos Kozias dhe nuk përjashtohet mundësia edhe e takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button