Putin inaugurohet në postin e presidentit

Inaugurimi i presidentit rus, Vlladimir Putin, do të mbahet sot, në Kremlin, në prani të rreth një mijë mysafirëve, në mesin e të cilëve do të jenë edhe miqt e tij të mëdhnj, ish-kryeministri italian, Silvio Berkuskoni dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Shroder.

Sipas traditës, në inaugurimin nuk janë ftuar presidentë të shteteve të huaja, ndërsa sipas protokollit të regjistrimit të të ftuarve gjenden ambasadorët e akredituar në Moskë.

Inaugurimi i cili do të mbahet në Kremlin do të fillojë saktë në mesditë sipas kohës moskovitë dhe do të zgjasë 40 minuta. Patriarku moskovit pas inaugurimit të Putinit do të mbajë meshë në të cilën “nga Zoti do të kërkojë bekimin e presidentit, popullit dhe të atdheut”.

Putini fitoi në zgjedhjet presidenciale më 4 mars, e më pas mori vendim që nga 6 deri në 9 maj të jenë ditë jo pune.

I pyetur pse dita e inaugurimit është shpallur ditë jo pune ai u përgjigj se dëshiron që punëtorët të kenë disa ditë për reaktivitet dhe për obligimet shtëpiake.
Ndryshe, më 9 maj Rusia feston fundin e Luftës së Dytë Botërore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button