Revista Time portretizon në ballinë izolimin e SHBA-ve

Një nga revistat kryesore në SHBA, Time, ka paraqitur në ballinën e saj se SHBA-të kanë nisur të vetmohen dhe të largohen nga aleatët e saj më të rëndësishëm pas ardhjes në detyrë të presidentit Donald Trump. Revista Time në ilustrimin e saj ka përshkruar SHBA-të si një shtet të vetëm e të izoluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hapat e gabuar që Trump ka hedhur pas ardhjes në detyrë edhe ndaj vendeve që kanë qenë në lidhje të ngushta, janë bërë temë edhe e shtypit të vendit. Në ballinën e botimit për muajin shkurt të revistës Time, SHBA-të janë portretizuar si të vetmuara dhe larg vendeve të tjera.

Në artikullin me titull “America Alone” (Amerika e Vetme) flitet për humbjen e imazhit dhe fillimin e vetmisë që ka pësuar vendi në një vit nën qeverisjen Trump. Gjithashtu, në artikullin e shkruar nga Karl Vick, theksohet se SHBA-të pas Luftës së Dytë Botërore kanë qenë vendi më i fuqishëm dhe në pozicionin e një frymëzimi të demokracisë, ndërsa sot ajo ndodhet në pozicionin e një vendi që kritikohet në çështjet si liria e shtypit dhe emigrantët.

SHBA-të janë kritikuar madje edhe nga aleatët e saj më të rëndësishëm, vendet evropiane, thuhet në artikull, ku rikujtohet se janë mbledhur nënshkrime për të bllokuar hyrjen e Trumpit edhe në Britani, e cila është një prej aleatëve më të rëndësishëm të SHBA-ve.

Në artikull theksohet se bota po kërkon liderë të rinj, sepse SHBA-të kanë humbur prestigjin e tyre global.

– E vetme në votimin për Kudsin

Kohët e fundit, janë bërë më të shpeshta komentet se SHBA-të kanë mbetur të vetmuara, sidomos pasi Trump mori detyrën e tij. Kjo vetmi e SHBA-ve u pa e qartë së fundmi me rastin e votimit për Kudsin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Projektrezoluta e sjellë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që kërkonte që qeveria amerikane të tërhiqej nga vendimi i saj për të njohur zyrtarisht Kudsin si “kryeqyteti i Izraelit” u miratua nga 128 shtete anëtare. Përveç SHBA-ve dhe Izraelit, vendet refuzuese ishin vende të paefektshme në komunitetin ndërkombëtar, si Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau.

Gjithashtu, edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas votimit kishte theksuar se “SHBA-të për shkak të vendimeve të gabuara kanë mbetur të vetme”.

– Të papranishme edhe në tryezën e bisedimeve për Sirinë

SHBA-të, të cilat për vite të tëra kanë qenë mes aktorëve që i kanë dhënë drejtim formësimit të Lindjes së Mesme, tashmë nuk ndodhen as edhe në takimet ku merren vendimet në lidhje me Sirinë.

SHBA-të nuk janë të pranishme në takimet e mëdha, si Astana dhe Soçi, ku ndërmerren hapa të mëdhenj për t’i dhënë fund luftës civile në Siri.

Po ashtu, edhe grupet e mbështetura nga SHBA-të nuk ftohen në këto takime si rezultat i vendimeve që kanë marrë Turqia, Rusia dhe Irani. Me kërkesën e Turqisë, PYD/PKK, e mbështetur nga SHBA-të, nuk u ftua në Soçi dhe Astana.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button