Angjushev: TVSH, pragu për personat fizik të jetë më i lartë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, beson se kufiri për t’u bërë pagues i TVSH-së, si person fizik i cili aktualisht është pozicionuar në një milion duhet të jetë më i lartë. Ai tha se nuk ishte i përfshirë në procesin e analizimit nëse ky kufi do të rritet në dy milion denarë, që ishte edhe premtim parazgjedhor i LSDM-së, transmeton Alsat M.

Kjo çështje u aktualizua dy javë më parë, kur DAP-i iu kërkoi personave fizik që kanë arritur qarkullim mbi një milion denarë të regjistrohen si tatimpagues të TVSH-së. Nga atje ende nuk ka asnjë informacion nëse do të dënohen ata që nuk e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor.

Nuk ndodhë asgjë ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë. Unë personalisht jam një pagues i TVSH-së, për tre vjet paguaj TVSH. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të mendohet për të përmirësuar mekanizmin dhe të mos dëmtohen kategoritë më të ulëta të paguesve. Kështu që unë mendoj se duhet të rritet, por ajo është në kompetencë të Ministrisë së Financave dhe unë personalisht në këtë proces nuk marr pjesë – deklaroi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button