SHBA sanksionon gjashtë talibanë të lidhur me Pakistanin

Shtetet e Bashkuara i kanë emëruar si terroristë gjashtë individë të akuzuar për mbështetje të talibanëve dhe grupit Haqqani në Afganistan, duke theksuar lidhjet e tyre me Pakistanin, transmeton REL.

Në mesin e këtyre personave, përfshihen anëtarë të ish qeverisë së talibanëve në Afganistan, në mesin e tyre ish guvernatori i bankës qendrore, Abdul Samad Sani dhe persona të tjerë të cilët kanë ofruar ndihmë financiare dhe armë për militantët e përfshirë në sulmet e forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Thesarit, Sigal Mandelker, ka thënë se sanksionet mbështetin strategjinë e presidentit amerikan, Donald Trump në Azinë Jugore.

Kjo politikë synon t’i japë fund luftës 17 vjeçare në Afganistan.

Mandelker ka thënë se Pakistani duhet të punojë patjetër me Uashingtonin për të kundërshtuar strehimin e militantëve.

Pas sanksionimit, për këta persona është e ndaluar të kenë pronë amerikane dhe personat me shtetësi amerikane janë të ndaluar që të bashkëpunojnë me të njëjtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button