Ç’kërkove ti zjarr në shtëpinë e engjëjve?

Mbrëmë ende pa kënduar muezini ezanin e sabahut, ashtu spontanisht e befasisht, në heshtje e pa  pyetur fare në shtëpinë e më të mirëve të Tetovës, zjarri kishte vendosur vrullshëm të nxirrte zërin së bashku me dhëmbët përvëlues para Engjëllushes Mëmë e cila kishte vendosur të flinte ngrohtë, këndshëm e ëmbël, afër koftorit mbushur me dru, së bashku me katër fëmijët e saj të vegjël engjëj. E ç’ bëre ti zjarr në shtëpinë e engjëjve? Engjëllushja Mëmë lavdërohej e kënaqej me fëmijët e saj duke shprehur respekt e dashuri për ju gjatë kësaj nate të ftohtë të dimrit, e ti ua ktheve me të keq, me të hutuar, u bëre përvëlues e djegës për këtë familje engjëllore. Pse ti zjarr s’hyre në shtëpitë e forta e  të blinduara të politikanëve djallëzorë e të poshtër, por hyre të djegësh jo vetëm shtëpinë e varfër, por edhe njerëzit e dashur e të urtë të kësaj shtëpie të gjorë.

Si s’të vjen turp të tregosh forcën tënde djegëse e përvëluese para kësaj shtëpie e familje të varfër, e jo para  të pasuruarve të korruptuar me stile shtëpish ndërtuara. Pse zjarrin tuaj  se ushqeni me pallate fortifikatash djegëse, por me engjëj nënash e fëmijësh? Pse ti zjarri hutuar i kësaj shtëpie dogje nënë e fëmijë, nuk dogje e të shkrish mëkatet e njerëzve djallëzorë. Ty zjarr, s’je i krijuar për të djegur engjëj, por djajtë, shtriganë e lugetër. Me se i frikëson Zoti në ferr të këqijtë, të poshtëruarit, gënjeshtarët e pabesimtarët, me se?, me zjarr, prandaj shporru e ik nga engjëjt e kësaj familje sepse vendi i tyre është në parajsë, e vendi yt me lëndën tuaj djegëse në ferr e vetëm në ferr.

Pse ti zjarr s’kishe fuqi të djegësh trupin e profetit Abraham, ë pse? Sepse i dobët je para parajsorëve, i dobët fare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button