Disa truke që do ju ndihmojnë të keni një fytyrë më të pastër dhe pa rrudha

Bukuria dhe kozmetika kanë pushtuar botën duke ofruar alternative të mundshme që ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së jashtme.

Megjithatë, ato janë shumë të kushtueshme dhe jo të gjithë kemi mundësinë për t’i bërë ato në sallonet e bukurisë. Për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim disa truke se si mund kujdeseni për fytyrën tuaj në kushte shtëpie, pa shpenzuar asnjë qindarkë, shkruan Bordo.al.

Për të zhdukur pikat e zeza

Nëse jeni lodhur nga pikat e zeza në fytyrë, atëherë ajo çfarë duhet të bëni është të merrni pak pastë dhe sodë buke. Bashkoni këto dy përbërës me njëri-tjetrin dhe me një fuçë dhëmbësh aplikojeni butësisht në mjekër, hundë, ballë për disa minuta.

Kini kujdes: pasta e dhëmbëve mund të jetë e papërshtatshme për një lëkurë të ndjeshme. Nëse keni skuqje apo irritim, shpëlani menjëherë fytyrën.

Për të zhdukur rrudhat

Ju mjafton vetëm një kokërr vezë. Merrni të bardhn e vezës dhe me anë të farcoletave të thata vendoseni në fytyrë. Lëreni për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Mos prisni që rezultatet t’i shihni menjëherë. Ju këshillojmë që për të parë ndryshime në fytyrën tuaj, ta aplikoni këtë maskë 1 herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button