Sulme ajrore në territorin sirian të IS-it

Sulmet ajrore në një fshat të zotëruar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në provincën Deir al-Zor në Siri kanë lënë të vdekur të paktën 13 persona duke përfshirë shtatë gra, kanë raportuar mediat shtetërore siriane, transmeton Reuters.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër IS-it ka kryer sulmet.

Fushatat ushtarake nga ushtria siriane, aleatët e saj dhe milicia e përkrahur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka kthyer nën kontroll shumicën e territorit që ka zotëruar IS-i në qendër dhe lindje të Sirisë.

Grupi militant ende zotëron disa zona në provincën Deir al-Zor, si dhe disa zona të izoluara në Siri.

I pyetur për të komentuar, koalicioni nuk ka specifikuar nëse i ka kryer apo jo këto sulme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button