Kenia dominoi në maratonin e Shkupit
Atletët nga Kenia dominuan në maratonin e gjashtë me radhë të Shkupit dhe fituan në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.
Te meshkujt fitoi Patrik Mushemi Bambugo nga Kenia, i cili maratonin 42-km e garoi për 2:26:41 orë, ndërsa vendin e dytë e zuri Aleksej Troshkin nga Rusia dhe të tretin Mark Roig nga Spanja. Te femrat fitoi Sesilija Vangui Varutumo nga Kenia, e cila garoi për 2:54:58 orë.
Trpe Martinovski me vendin e shtatë ishte njëri nga përfaqësuesit më të mirë nga Maqedonia.
Fituesit u shpërblyen me nga 1.700 euro.
Në maratonin e Shkupit që u mbajt paradite morën pjesë 3000 garues në të gjitha garat. /portalb