Bërnabiq: Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishm për të ardhmen e rajonit

Integrimi Evropian i vendeve të Ballkanit perëndimor është faktor i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, kështu deklaroi kryetarja e qeverisë serbe, Ana Bërnabiq në mbledhjen e grupit “Liderët e rinj për Evropën”, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton Portalb.mk.

Ajo theksoi se Serbia thellë dhe sinqerisht është përkushtuar në integrimet evropiane për, siç tha, “i ndajnë vlerat evropiane dhe idetë për qetësi afatgjate, prosperitet dhe stabilitet”.

Bërnabiq shtoi se, zgjedhjet e vitit të kaluar në Gjermani, Francë dhe Holandë kanë treguar se pjesa më e madhe e qytetarëve janë të përkushtuar në vlerat evropiane si dhe në zhvillimin ekonomik të brendshëm të Bashkimit.

Kryeministrja serbe shpreson se edhe përkundër të gjitha sfidave për këtë vit, Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më konkurrent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button