Koxias: Po i japim fund irredentizmit

Shefi i diplomacisë greke, Koxias pas përfundimit të takimit dhe konferencës për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras ka thënë se duhet t’i jepet fund irredentizmit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Greqia, Nikos Koxias ka thënë se me politikë të jashtme, qeveria greke i jep fund irredentizmit, por në postimi etij në “Twitter” më shumë fokusohet në përdorimin e brendshëm, gjegjësisht në Greqi komentohet si sulm dhe kritikë ndaj opozitës së Demokracisë së Re.

“Me inercinë e tyre lejuan të ndërtohen “Aleksandëra të Madhenj irredentik”. Me politikën e jashtme i japim fund irredentizmit. Populli do të sheh dhe do të gjykojë. Kushtet krijohen me aktivitetin tonë, e jo me inercione të kota”, shkroi në “Twitter” shefi i diplomacisë greke.

Zaev-Cipras: Maqedonia do ta ndryshojë emrin e aeroportit dhe autostradës (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button