Për kapriço, demokracia po ngulfatet në Tetovë, Gostivar dhe deri dje edhe në Çair!

…Kuptojeni përfundimisht se Demokracia dhe politika janë shumëçka, dhe ndër to dialogim dhe kompromis.

Kjo është premisa që duhet ti bindë anëtarët e Këshilli të komunës së Tetovës që sa më shpejtë që është e mundur të zgjedhin Kryetarin e këshillit si organ më i lartë përfaqësues në pushtetin lokal. Kjo bile më shumë ju detyrohet partive politike të cilat shohin mundësinë më të përafërt për arritjen e kompromisit.

Ju lutemi, qytetarët i pretë një sfidë e madhe, andaj nuk duhet fare ti lodhni me gjëra të tilla. Nuk ka të bëjë me kurrfarë tradhtie gjetja e zgjidhjes, por thjeshtë këto janë gjëra normative që duhet përmbushur mbase për këtë anëtarët e këshillit kanë obligim ligjor, moral e etik.

Në Çair u zgjodh, duhet edhe në Tetovë dhe Gostivar të zgjidhet ngërçi. Përgjegjësi mbajnë partitë politike e në radhë të parë anëtarët e këshillave sepse ata kanë të drejtën e vendosjes sipas bindjes së tyre në të mirë të qytetarëve.

Pa hezitim se kryetari i këshillit të Tetovës duhet ti takojë subjektit politik që nuk e ka postin e kryetarit të komunës, kjo është demokracia dhe mundësia e kohabitimit, kontrollit dhe transparencës.

Po pse nuk kujtoni p.sh. se si veprohet në SHBA-të. Po atje po që se për një votë Senati ka shumicën nga partia e Presidentit, njëri nga senatorët vlerëson të kalojë i pavarur për të mos lejuar kontrollin e plotë të pushtetit edhe subjektit të vetë që ka postin e presidentit. Por ata thonë, për ne mbi të gjitha është populli amerikan dhe ligji!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button