Maqedoni, takim liderësh për konsensus rreth çështjes së emrit

Qeveria e Maqedonisë ka koordinim nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Kabinetin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për realizimin e takimit në të cilin do të diskutohet për kornizën e ndërmjetësuesit të OKB-së në kontestin për emrin Methju Nimic, thonë nga shërbimi informativ i Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Ende nuk është caktuar termini për takim, i cili do të jetë i formatit të gjerë, theksojnë nga Qeveria.

Nga zyra për informim me opinionin të Methju Nimic, thonë se ende nuk janë të njohura detajet për udhëtimet e planifikuara të Nimicit, i cili paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do t’i vizitojë Shkupin dhe Athinën.

Nëpër media jo-zyrtarisht përflitet që takimi do të mbahet të shtunën, në të cilin do të marrin pjesë, presidenti Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, si dhe liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski.

http://portalb.mk/498363-ceshtja-e-emrit-takim-i-pare-mes-zaevit-dhe-ciprasit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button