Tre vjet pritje, ndërtimi i Qendrës Klinike në Shkup parashihet të realizohet gjatë këtij viti!

Në seancën e djeshme qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për masa më rigoroze për përmirësim të efikasitetit të kontrollit të shpenzimit të parave publike. Duke miratuar programin për punën e saj gjatë këtij viti, Qeveria solli vendim që sa më shpejtë të vendoset se a do të ndërtohet Qendra Klinike e re në Shkup gjatë këtij viti, njofton Portalb.mk.

Shërbimi informues i Qeverisë së Maqedonisë njoftoi se që kur ambasadori bullgar prezantoi programin për kryesim me Bashkimin Evropian, delegacioni i Bankës së Këshillit Evropian prezantoi opsionet për nisjen e ndërtimit të Qendrës Klinike të re në Shkup. Gjatë këtij prezantimi u theksua se ndërtimi i Qendrës Klinike në Shkup është njëri nga prioritetet që duhet të realizohet gjatë këtij viti, duke përzgjedhur ofertat më të mira.

LEXO: Në vend se të mbaronte projekti, pas tre vjetëve as shenja nga Qendra klinike universitare

Përndryshe, për Qendrën Klinike u premtua që nga viti 2012 nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, megjithëse iniciativa konkrete kishte nga ish ministri i Shëndetësisë Imer Selmani që nga viti 2007, por që u ndalua për shkak të borxheve të mëdha që i kishin spitalet. Edhe ish ministri pas tij shqiptar, Bujar Osmani pati inciativë, por edhe kjo dështoi si iniciativë.

Gjatë premtimit të Qendrës Klinike nga Gruevski shuma fillestare u caktua 50 milion euro, por ajo shkoi duke u rritur dhe kapi vlerën prej 70 milion euro e cila sipas informatave të mediave përfshinë edhe kredi në vlerë prej 130 milion euro. Të gjitha këto rritje vlerash u bënë derisa në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte Nikolla Todorov.

Në vend se të mbaronte projekti, pas tre vjetëve as shenja nga Qendra klinike universitare (FOTO)

LEXO: Deri më vitin 2017 shëndetësia në Maqedoni ishte recetë për dështim, ja çfarë pritet të bëhet këtë vit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button