Lavrov: “Rusofobia” perëndimore më e keqe se në Luftën e Ftohtë
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se “rusofobia” në vendet perëndimore është më e lartë se sa ishte në kulmin e Luftës së Ftohtë.
“Rusofobia është e paprecedente dhe ne këtë nuk e kemi parë asnjëherë gjatë Luftës së Ftohtë”, i tha Lavrov gazetës së përditshme ruse, Kommersnat, në intervistën e publikuar dje, transmeton REL.
Ai, mëtutje , ka tërhequr vërejtjen se Rusia i ka “linjat e kuqe”, të cilat duhet të respektohen, ashtu siç ishin respektuar gjatë Luftës së Ftohë”.
Zoti Lavrov e ka kritikuar atë që ai e cilësoi si “përpjekje për ta ndëshkuar Rusinë me çfarëdo mjete të mundshme”, e veçanërisht i ka theksuar sanksionet e imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilat i ka quajtur “absurde dhe të pabaza”.