Twitter: Më se 670 mijë amerikanë i kanë lexuar postimet ruse
Rrjeti Twitter thotë se përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, ishin më të gjëra se sa mendohej fillimisht, pasi 677,775 amerikanë i kanë përcjellur ose u kanë pëlqyer postimet e publikuara nga një grup famëkeq rus.
Kompania ka njoftuar mbrëmë se i ka gjetur dhe i ka shlyer 1,062 faqe të tjera të lidhura me entitetin, Internet Research Agency nga Shën Petersburgu, e cila shpeshherë është përshkruar si grup famëkeq i lidhur me presidencën e Rusisë, transmeton REL.
Twitter tha se nga faqet ruse në Twitter janë postuar 175,993 shkrime në 10 javë para zgjedhjeve në nëntor të vitit 2016, ndërsa mesatarisht 8.4% e tyre kishte të bënte me zgjedhje.
“Një aktivitet i tillë përfaqëson një sfidë për shoqëritë demokratike çdokund dhe ne jemi të përkushtuar për vazhdi