Standard & Poor zemëron Erdoganin

Kryeministri i Turqisë ka akuzuar agjencinë e vlerësimit “Standard & Poor” për nëjanshmëri, pasi që ajo uli vlerësim afatgjatë të Turqisë nga “pozitiv” në atë të “qëndrueshëm”. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të hakmerret duke refuzuar ta njohë agjencinë Standard & Poor.

“Që tani e tutje ne nuk njohim ju si një agjenci vlerësimi”, ka lërcënuar Erdogan.

Standard & Poor ka përmendur shqetësimet rreth borxhit të lartë të qeverisë së Turqisë.

Agjencia ka përmirësuar ndërkohë vlerësimin e saj për Greqinë.
Erdogan tha se ulja e vlerësimit për Turqinë, ndërsa përmirësimi i Greqisë është “qesharak.”/portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button