Vuçiqit i është miratuar vizita në Kosovë
Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se preisdentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është miratuar kërkesa për të vizituar Kosovën, njofton REL.
“Ne bazë të kërkesës, të cilën presidenti i Serbisë ua ka dërguar insitucioneve të Republikës së Kosoës, për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje dhe presim nga ai që t’i respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka deklaruar Zyberaj.
Vuçiq ka bërë kërkesën për të vizituar Kosovën të shtunën dhe të dielën, më 20 dhe 21 janar.