Maqedoni, strategji katërvjeçare për reformat në administratë pa sistematizim të administratorëve!

Ministria e Administratës për Shoqëri Informatike publikoi strategji katërvjeçare për reformat në administratë. Me këtë strategji nuk parashihet sistematizim i administratorëve, pasi që siç u shpreh këshilltarja e ministrit, Damjan Mançevski, Biljana Nikollovska që të realizohet ajo duhet të bëhet analizë funskionale në të gjithë sektorin publik që të arrihet deri te numri i saktë, e ndërsa numër të saktë të administratorëve ende nuk ka. Ndjekjen e realizimit të strategjisë do ta bëjë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, raporton Portalb.mk.

“Para se të vihet deri në sistemazimin e administratës, duhet të bëhet një analizë funksionale të institucioneve që janë në sektorin publik, duhet të numërohemi, në baza institucionale dhe në baza sektorësh dhe të analizojmë se sa ato kuadro që janë në ato sektorë janë të përshtatshme dhe janë në vende të punës që i realizojnë. Më tej do të vijojnte edhe rekualifikimin e të cilat do të parashihnin masa për racionalizim në numrin e të punësuarve, por gjithnjë në analiza përmbajtësore dhe të verifikuara”, tha këshilltarja e ministrit Mançevski, Biljana Nikollovska.

Me përpilimin e kësaj strategjie ministri i Administratës për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski shpalli si të përfunduar diskutimin publik për reformat në administratë dhe njoftoi se për strategjinë katërvjeçare është paraparë edhe buxhet.

“Kjo strategji përfshin indikatorë dhe buxhet relevant për të gjitha aktivitetet që parashihen të zhvillohen gjatë realizimit të strategjisë. Nga ky aspekt është shumë e rëndësishme se sërish realizimi i strategjisë duhet të ndiqet nga të gjithë të involvuarit. Ky është hapi i parë i një procesi të gjatë në të cilën sapo po hyjmë dhe i cili për fat të mirë ose të keq asnjëherë nuk do të përfundojë, sepse reforma në administratë është proces i gjallë dhe që do të vazhdojë edhe më tej. Ndjekjen e realizimit të kësaj strategjie do ta bëjë këshilli për reforma në administratën publike që udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev”, tha Mançevski.

Me këtë strategji 2018-2022 parashihet krijimi i politikave për shërbime publike dhe menaxhim me resurset njerëzore, përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie si dhe e fundit, dhënia e shërbimeve informatike dhe teknologjike, të cilat bazohen në në raportin e SIGMA-s. Qëllimi i këtyre reformave është që të arrihet deri te depolitizimi i administratës, administratë profesionale e cila do të japë shërbime më efikase dhe më të shpejta ku janë dy masa kyçe të cilat do të orientohen pikërisht në uljen e nivelit të politizimit të administratës.

Parashihet edhe të realizohen kritere objektive, selektim i kandidatëve por edhe një grup i cili do të jetë gjithashtu i profesionalizuar që të bëjë selektimin e kandidatëve.

Masë tjetër që parashihet është edhe zbatimin e një kategorie të veçantë si shërbim i lartë administrativ, organe të Ministrisë dhe agjencive në të cilat do të bëhet selektim i kandidatëve.

Problemi me administratën publike nuk është stërngarkimi, por “libreza partiake”

Megjithatë, Qytetarët e anketuar nga organizata joqeveritare “Evrothink” kanë vlerësuar se problemi me administratën publike nuk është stërngarkimi por joefikatsiteti i tyre që vije si pasojë “librezës partiake”, për të cilën vlerësojnë se është kriteri i vetëm i punësimit në këtë sektor.

63,2 për qind e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se shërbimi nga administrata publike mund të arrihet vetëm me lidhje partiake.

Shkurtimi dhe reformimi i administratës në Maqedoni, çfarë kërkon BE e çfarë bën Maqedonia?

Përndryshe, në raportin e Komisionit Evropian u tha se“Maqedonia ka pasur disa përparime për sa i përket menaxhimit me resurset njerëzore në administratën publike mirëpo edhe ato kanë qenë të pakta dhe të pamjaftueshme në zbatimin e rekomandimeve të KE-së në vitet paraprake. Në vend së te kishim pezullime të administratorëve, kontratat e tyre u përmirësuan dhe kaluan kontrata të përhershme pa ndonjë konkurs publik”, u tha në raportin e KE-së.

Ndërkaq, çështja e partizimit të administratës publike u parashtrua edhe në raportin e Pribesë“Duhet të respektohen rregulla, si për shembull në përdorimin e fondeve publike dhe administratës publike për aktivitete partiake”, u tha në raportin e Pribesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button