Fillon regjistrimi në shkollat fillore
Sot edhe zyrtarisht filloi regjistrimi i nxënësve nëpër shkollat fillore, kështu që prindërit të cilët i regjistrojnë fëmijët e tyre për të parën herë duhet të kenë dokumentacionin e nevojshëm.
Drejtori i shollës fillore Liria Murat Hasani thotë se kjo shkollë do të ketë mundësi që këtë vit shkollore të pranoj 102 nxënës shqiptarë në 3 paralele dhe 68 në gjuhën maqedonase në dy paralele.
Ai thotë se ndërrimi i ligjit për regjistrim ku kanë vendosur disa kushte plotësuese i ka bërë prindërit që të mos jenë të informuarë mirë.
Ndërsa drejtori i shkollës fillore Istikball Benezar Shabani thotë se këtë vit shkollor do të pranoj rreth 5 paralele në gjuhën shqipe me 170 nxënës dhe në gjuhën turke do të pranoj 34 nxënës ndërsa në gjuhën maqedonase do të hapet paralele sipas nevojës.
Regjistrimi nxënësve në shkollat fillore ka filluar nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri me fillimin e vitit shkollor ndërsa, të drejtë regjistrimi kanë ata fëmijë që kanë lindur deri më 31 dhjetor të vitit 2006 ndërsa më pas ata që kanë lindur deri më 31 01 të vitit 2007. /portalb/