Treni i linjës Shkup – Prishtinë përplasë një makinë

Treni ndërkombëtar i linjës Shkup – Prishtinë ka përplasur një makinë të tipit “Jugo”, në afërsi të fshatit Novo Sellë në Shkup. 

Sipas informacioneve të para të MPB-së, në këtë fatkeqësi komunikacioni dy personat që gjendeshin në makinë kanë marrë lëndime të rënda. Dy viktimat e lënduara janë dërguar menjëherë në qendrën emergjente në Shkup dhe janë jashtë rrezikut të jetës./INA

Lajme të ngjashme

Back to top button