Kolera në Zambi, miliona njerëz në Lusaka presin vaksinë prej OBSH-së

Miliona njerëz në kryeqytetin e Zambisë, Lusaka, presin vaksina kundër kolerës prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në momentin kur epidemia atje po merr përmasa të mëdha.

OBSH kumtoi se vaksinat janë dërguar në këtë vend të varfër afrikanojugor.

Ministria e Shëndetësisë e Zambisë kumtoi se kolera, e cila nga fillimi i tetorit po përhapet në shtet deri më tani i ka marrë 63 jetë prej të cilave 58 në Lusakë. Prej 2.672 rasteve të të prekurve në shtet, 2.558 janë regjistruar në kryeqytetin e Zambisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button