MPB: Vrasësit e Smillkovcës, terroristë fetar

MPB publikoi dhe videon e aksionit të quajtur “Monstrum” në të cilin janë arrestuar 20 të dyshuar për vrasjen e pesfishtë që ndodhi më 12 prill në afërsi të Liqenit të Hekuranës, në fshatin Smillkovcë të periferisë së Shkupit.

***********************************
Janë arrestuar 20 persona në Shkup të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen makabër në Smillkovcë. Në pres konferencën që u mbajt nga ana e MPB-së , ministrja e brendshme Gordana Jankullovska lajmëroi se në lagjet e Shkupit këto persona janë arrestuar në orët e herëta të mëngjesit.

“Këto janë grupe radikale islame, janë persona të rrezikshëm dhe për to do të ngrihen padi penale për terrorizëm. Këto persona kanë qenë në Pakistan dhe Afganistan dhe praktikisht kanë bë luftë me trupat ndërkombëtar të paqes. Personat e tillë tentojnë ti bëjnë keq krishterëve por janë të rrezikshëm edhe për myslimanët ” tha Jankullovska.

Gjatë bastisjeve në lagjet e Shkupit, janë gjetur sasi të mëdha të armëve në personat e dyshuar. Njashtu, Jankullovska lajmëroi se në disa prej tyre janë gjetur dëshmi materiale se kanë qenë pjesë e vrasjes.

MPB tha se motivi i vrasjes është udhëzimet nga islami radikal.

“Viktimat nuk kanë pasur lidhje direkte me vrasësit” informoi Jankullovska.

Në pres konferencë i pranishëm ishte dhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe zv/ministri i brendshëm, Xhelal Bajrami. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button