Protestues në Athinë depërtuan afër rezidencës së Ciprasit

Një grup protestuesish, të cilët sot protestuan kundër masave të reja ekonomike, që duhet të vendosen me propozim të Qeverisë greke, kanë arritur që të depërtojnë deri afër rezidencës së kryeministrit Aleksis Cipras, transmeton MIA.

Parlamenti grek sot e filloi debatin rreth propozim-ligjit të ri, i cili është në 1.326 faqe dhe me të cilin duhet të vendosen masat e reja. Deputetët duhet të votojnë për ligjin të hënën.

Propozim-ligji parashikon shkurtime të reja të ndihmës sociale, kushte më të ashpra për grevat dhe masa për vendosje të shitjes elektronike të pronave nën hipotekë, pronarët e të cilëve nuk mund t’i kthejnë kreditë që i kanë marrë.

Policia greke kumtoi se gjatë protestave të sotme një polic është hospitalizuar me lëndime më të lehta, derisa ka tentuar t’i parandalojë protestuesit të depërtojnë deri te zona e ndaluar rreth rezidencës kryeministrore.

Më vonë personat që kanë protestuar të qetë e kanë lëshuar vendin dhe nuk ka të dhëna për të arrestuar.

Për sonte në Athinë janë paralajmëruar protesta të reja kundër masave qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button