Zhduket sateliti spiun i SHBA-ve

Ka humbur sateliti spiun i cili ishte i montuar në raketën Falcon 9 të lëshuar në hapësirë nga kompania SpaceX, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Wall Street Journal, theksohet se nga zyrtarët është bërë e ditur se ka dështuar misioni hapësinor i quajtur “Zuma” për të cilin është fshehur qëllimi dhe se çfarë ka në raketën që SpaceX ka lëshuar ditën e diel në emër të SHBA-ve.

Zyrtarët janë shprehur gjithashtu se sateliti spiun i montuar në raketën Falcon 9 nuk ka arritur në orbitë pasi është shkëputur nga pjesa e sipërme e raketës ashtu siç ishte planifikuar, dhe se ata parashikojnë që Zuma ka rënë në atmosferë.

Është parashikuar se Zuma ka vlerë në miliarda dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button