Protestë e Agimit të Artë para MPJ-së greke gjatë takimeve të Osmanit

Derisa zëvendëskryeministri Bujar Osmani kishte takime me nikoqirët e tij në MPJ-në greke në Athinë, deputetët e partisë ultra të djathtë dhe nacionaliste Agimi i Artë, së bashku me një grup të mbështetësve të tyre u tubuan në protestë para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, protestuesit kanë ngritur një parullë në të cilën shkruante “Maqedonia është greke”, brohoritën slogane “Tradhtarë” dhe “Hiqni duart nga Maqedonia”, ndërsa në rrethojën e ministrisë vendosën mesazh “Heqja e emrit Maqedoni për minishtetin e Shkupit është e barabartë me zbritjet nacionale”.

Grupin e kryesonte kryetari i partisë, ndërsa së bashku me të ishin edhe deputetët e Agimit të Artë.

“Agimi i Artë ishte këtu që të protestojë për shitjen e emrit të Maqedonisë, e cila për gjithë popullin grek nuk është vetëm emër, por edhe shpirti i tyre dhe historia e tyre”, tha lideri i partisë Nikos Mihalolakos, transmeton MIA.

Nga Agimi i Artë, në sajtin e tyre publikuan fotografi dhe video nga siç thonë, përgjigja dinamike për planet tradhtare të SYRIZA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button