Rusia dhe Kina e përshëndetën fillimin e dialogut mes dy Koreve
Rusia e përshëndet dialogun që filloi mes përfaqësuesve të Koresë Veriore dhe Jugore, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.
Sipas fjalëve të tij, vetëm përmes “kontaktit të tillë të drejtpërdrejtë” mes dy vendeve është e mundur “të ulen tensionet në Gadishullin Korean”.
Peskov theksoi se presidenti rus Vladimir Putin vazhdimisht bën thirrje të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut mes të dy shteteve koreane.
Raundi i parë i bisedimeve për përmirësimin e marrëdhënieve mes Seulit dhe Phenianit filluan sot në mëngjes në rajonin e çmilitarizuar të paraleles së 38-të. Në qendër të vëmendjes do të jetë dakordimi i hapave praktik për përmirësimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe pjesëmarrjen e sportistëve koreanoverior në Lojërat Olimpike Dimërore në Phenian, Korenë Jugore.
Kina, gjithashtu, e përshëndeti fillimin e dialogut mes Phenianit dhe Seulit.
“Ne jemi shumë të kënaqur nga ajo që do të mbahen bisedime të nivelit të lartë mes dy Koreve”, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Liu Kan.
Pekini, i cili është aleati i vetëm i rëndësishëm i Phenianit, iu nënshtrua presionit të fuqishëm, ta shfrytëzojë ndikimin e tij që ta detyrojë të kthehet në tryezë negociuese dhe t’i ndërpresë programet e tij bërthamore.
LEXO: Përfaqësuesit e të dy Koreve e kanë filluar takimin për Olimpiadë