LSM: Të respektohen masat për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon të respektohen masat e Qeverisë për mbrojtje nga ndotja e ajrit që filluan dje. Personat të cilët punojnë në hapësira të hapura të punojnë prej orës 11 deri në orën 17, të rriten kontrollet inspektuese në vendet e ndërtimit dhe të kufizohet deri në 50 për qind përdorimi i automjeteve zyrtare.

Sipas LSM-së, çdo institucion duhet të veprojë në domenin e saj .

“Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të obliguara t’i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose goditje në tru, pa dallim të moshës, ta zbatojnë ndalesën për mbajtjen e ndeshjeve sportive dhe manifestimeve të tjera në mjedise të hapura, të sigurojnë kushte për rritjen e aktivitete të shërbimit për ndihmë të shpejtë, vizitë në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit”, thekson LSM në kumtesën e sotme.

Sindikata përkujton se MPB-ja duhet t’i zbatojë Vendimet dhe kontrollin e regjimit tashmë të vendosur të qarkullimit për automjetet e rënda transportuese, destinacioni final i të cilave nuk është Shkupi, në koordinim me MPB-në, të shfrytëzohet rrethrrotullimi, ndërsa  komunat  janë të detyruara të zbatojnë lëshimin e lejeve për furnizim të mallrave në zona të ndaluara për komunikacion që vlen deri në orën 07:30.

“Trajnimet në autoshkolla të realizohen në periudhën prej orës 9:30 deri më 14:30 dhe pas orës 18,  të sigurohet ose transport publik falas ose zvogëlim i çmimit të biletave të transportit publik në periudhën e kushteve jo të volitshme të motit, që do të ishte nxitje për qytetarët ta përdorin transportin publik, të rritet frekuentimi i autobusëve të NPQ-së në të gjitha destinacionet. Duhet edhe pastrim i përditshëm i rrugëve dhe shtigjeve për këmbësorë”, shton LSM.

Kompanitë e ndërtimit kanë për obligim të shfrytëzojnë ujë për zvogëlimin e pluhurit gjatë aktiviteteve ndërtimore (spërkatje, larje të gomave para daljes nga vendi i ndërtimit etj), ndërsa makinat e ndërtimtarisë të transportohen në vendet e ndërtimit deri në orën 7:30 të mëngjesit.

LEXO: Ajri në Shkup edhe sot i ndotur, transport publik falas për shkupjanët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button