Cipras: Dritare për zgjidhjen e emrin, nëse ekziston qëllim i sinqertë nga fqinjët

Përveç ekonomisë dhe pakos së re të reformave, në rend dite të seancës së sotme të Qeverisë greke, edhe krahas asaj që nuk ishte temë kryesore, u gjet edhe çështja për emrin.

Kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, e përmendi kryeministri grek Aleksis Cipras në fjalimin e tij para ministrave.

Cipras tha se ekziston një dritare për zgjidhje, nëse me të vërtetë ka qëllim të sinqertë nga fqinjët dhe shtoi se në ditët në vijim do të tregohet sa është e mundshme të bëhen hapa esenciale në këtë drejtim. Kryeministri grek theksoi se viti 2018, pa dyshim, do të jetë vit plot me sfida, por edhe me mundësi të rëndësishme që nuk duhet të lëshohen, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikën e jashtme dhe si shembull e përmendi çështjen për emrin.

“Kemi një dritare për zgjidhje, nëse tregohet se ndryshimi i qëndrimit të fqinjëve tanë është i sinqertë. Zgjidhja, e cila nëse arrihet do të jetë në dobi të paqes dhe bashkëpunimit të Ballkanit, por edhe në dobi të një dinamike për vendin tonë në rajonin më të gjerë. Në ditët në vijim, do të tregohet sa është e mundshme të bëhen hapa esenciale në këtë drejtim”, tha Cipras në fjalimin para ministrave të Qeverisë së tij, transmeton MIA.

Kryeministri grek në prani të të gjithë anëtarëve të kabinetit të tij, midis të cilëve edhe Panos Kamenos dhe Nikos Koxias, shumë shkurt u përqendrua në kontestin me emrin, ndërsa pjesën më të madhe të fjalimit të tij prej 20 minutave ia kushtoi ekonomisë.

Mediat greke, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, nuk e përjashtojnë mundësinë, gjatë seancës së Qeverisë, që vazhdoi pas dyerve të mbyllura, shefi i diplomacisë greke t’i informojë kryeministri dhe ministrat për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button