Në Greqi përmendet emri në gjuhën maqedonase pa përkthim si zgjidhje e mundur

Termi Maqedoni me përcaktim brenda emrit të përbërë, por në maqedonisht, pa përkthime në gjuhët tjera, është ajo që në Greqi përmendet si zgjidhje e mundshme për emrin. Si propozim konkret dhe eventual mbizotëron emri “Nova Makedonia”, pikërisht ashtu siç shqiptohet në gjuhën maqedonase.

Siç njofton  korrespondentit të MIA-s nga Athina, tekstet e gazetarëve nga televizionet “Skaj” dhe “Antena”, nga gazetat “To Vima”, “Katimerini” dhe “Estia”, si edhe deklaratat e deputetit të Demokracisë së Re Jorogos Kumucakos dhe liderit të “Unionit të centralistëve” janë në drejtim të asaj që marrëveshja ndoshta do të ishte për emër të përbërë të shkruar në gjuhën maqedonase.

Këto parashikime dhe analiza të gazetarëve grekë dhe pikëpamjet e politikanëve, në pjesën më të madhe bazohen në deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur, pas mini Këshillit ministror në pallatin e kryeministrit. Panos Kamenos, të enjten, siç transmetoi atëherë MIA, tha se mbetet në qëndrimet e tij, duke theksuar se “termi grek Makedonia është qëndrim i fuqishëm kombëtar”. Pikërisht mbiemri “grek”, para fjalës “termin”, është ajo që bën dallim në lidhje me deklaratat e deritanishme të partnerit të koalicionit në Qeverinë greke. Kamenos në të kaluarën, më shpesh fliste për mos pranimin e përdorimit të “terminit Maqedoni”.

“Ndoshta, për anën greke, zgjidhje do të ishte përkthimi sllav i termit Maqedoni”, shkroi “Katimerini” pas përfundimit të takimit.

“(Kamenos) Tha se nuk do ta pranojë ‘termin grek Makedonia’ në cilën do zgjidhje. E kuptoj se i gjithë rasti lëviz drejt një emri që do të jetë në gjuhën sllave, pa përkthim. Këtë e them si vlerësim timin”, komentoi kompetenti për politikë të jashtme Jorogos Kumucakos gjatë një pjesëmarrje në një emision të mëngjesit në televizionin grek “Skaj”.

Pikërisht ky televizion në sajtin e tij publikoi tekst në të cilin u referohet burimeve të MPJ-së greke.

“Zgjidhje për emrin IRJM-së, i cili do të përmbajë termin Maqedoni, por me strukturë sllave dhe do të përmbajë ndonjë përcaktues, kërkon Greqia, sipas informatave të deritanishme. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pala greke është pozitive për emër të mundshëm Vardarska Makedonia ose Nova Makedonia”, shkruan televizioni grek “Skaj” në faqen e saj,të dy emrat i publikoi siç lexohen në maqedonisht, e jo të përkthyer në greqisht.

“Nova Makedonia” në maqedonisht e shqiptoi edhe lideri i partisë greke “Union i Centralistëve” në një intervistë për televizionin grek, duke përmendur si marrëveshje të arritur mes dy vendeve.

“Puna shkon drejtNova Makedonia. Kjo tashmë është dakorduar”, tha për televizionin “Epsilon” Vasilis Levendis, kryetar i “Unionit të Centralistëve”, parti e cila në zgjedhjet e fundit në Greqi për herë të parë hyri në Parlament.

естиа атина прес

Gazetat “To Vima” dhe Estia” dhe televizioni “Antena” dolën m,e analiza të ngjashme se emri ndoshta do të shkruhet në gjuhën maqedonase, pa përkhtim në gjuhë tjetër.

“To Vima” duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se emri ndoshta nuk do të përmbajë përcaktim gjeografik dhe ndoshta do të shkruhet në cirilik, Në këto korniza, sipas gazetës, është edhe emrin “Nova Makedonia”.

“Estia” qllimisht apo gabimisht, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në vend të “Nova Makedonia” e publikoi emrin “Novamakedonski”, e shkruar në trajtë të shquar, me germa greke, por siç lexohet në gjuhën maqedonase.

“Sipas informacioneve të fundit të kapshme, zoti Nimic përpunon një zgjidhje, që e kënaq edhe Greqinë në pjesën e emrit, të irredentizmit edhe (pjesërisht) në pjesën e përdorimit të emrit të ri për të gjithë, por do të pranojë identitet maqedonas, nacional maqedonas dhe gjuhë maqedonase për shkupjanët. Emri i propozuar, siç e ka prezantuar “Estia” është “Novamakedonski”, një emër pa përkthim dhe i shkruar në alfabetin ciril, publikoi gazeta “Estia” dhe sqaron se emri i ri do të ishte në të gjitha pasaportat, letërnjoftimet, diplomat e fakulteteve, ndërsa identiteti do të mbetet i njëjtë.

катимерини атина прес

Këto informacione nga gazeta, i ka ndërmarrë edhe televizioni grek “Antena” në edicionin qendror të lajmeve, me koment se emri në alfabetin cirilik do të mund të jetë zgjidhje eventuale.

“Kjo ndoshta është vetëm fillim, ndoshta Nimic këtë do ta dorëzojë në tryezën negociuese, por procesi do të jetë i gjatë. Do të parashtrohen emra, do të tërhiqen, do të ndërrohen, do të zgjat me muaj”, komentoi gazetarja e Televizioni grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button