E pini kafen esëll? Ja çfarë po i shkaktoni stomakut

Sipas dietologes Roliona Naço, konsumimi i kafes me stomakun bosh: 

1) Stimulon prodhimin e aciditetit në stomak duke shkaktuar fryrje dhe shfaqjen e gastritit.
2) Ndihmon në uljen e insulinës dhe stimulon prodhimin e kortizolit (hormoni i cili ruan nivelin e sheqerit në gjak dhe ndërkohë ul djegiet metabolike).
3) Vakti i radhës është venë re nga studimet që është më i pasur në vlera kalorie por dhe shumë më i pasur në karbohidrate, yndyrë. Shumica më pas pëlqejnë të konsumojnë briosh, kek, biskota etj. 

Çfarë këshillon dietologia? 

Mund të pini 1 gotë çaj (mali, jeshile, hibiskus etj) më pas konsumoni mëngjesin tuaj dhe kafen mund ta shijoni pak më vonë!/ Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button