Dëmshpërblehet nga puna për shkak të lëndimeve gjatë seksit

Një grua është dëmshpërblyer nga firma ku ajo punon, pasi duke bërë seks pësoi lëndim në një dhomë hoteli ku po qëndronte për shkak të një udhëtimi pune. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në kryeqytetin Kamberra, Australi, raporton noa.al.

Gruaja ishte duke bërë seks në dhomën e një hoteli me një djalë, kur në çastet e nxehta, një abazhur që ndodhej te sirtari pranë krevatit, i ra në fytyrë duke e lënduar.

Pasi u konsultua me avokatin e saj Leo Grey, ajo vendosi të padisë punëdhënësin me argumentin se ndërsa ishte dërguar për udhëtim pune dhe ishte strehuar në një hotel për shkak të këtij udhëtimi, pësoi lëndime fizike.

Gjyqtari John Nicholas e konsideroi të drejtë padinë dhe vendosi se 30 vjeçarja duhet të dëmshpërblehet nga punëdhënësi i saj, shkruan dhe e përditshmja australiane, Sydney Morning Herald.

Kurse avokati i kompanisë tha se nuk kishin pse të dëmshpërblenin një punonjëse të tyre për shkak se ajo duke bërë seks i ra abazhuri në kokë, por ky pretendim u rrëzua nga gjykata e cila argumentoi se pavarësisht faktit se incidenti ndodhi në seks e sipër, ajo u lëndua në dhomë hoteli gjatë udhëtimi për punë dërguar nga kompania./ikub.al

Lajme të ngjashme

Back to top button