Kosova fiton 127 milionë euro nga ndryshimi i ligjit për AKP-në

Buxheti i Kosovës parashihet të përfitojë një shumë të mirë të parave përmes plotësim-ndryshimit të ligjit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Fjala është për 127 milionë euro që u përkasin fondeve të përkohshme dhe atyre tepricë të kësaj agjencie, raporton KTV.

Zyrtarë të saj, i kanë thënë KTV-së se ndryshimi i ligjit do të ketë tri komponentë.

Madje sponsorizuesit e këtij ligji po mendojnë të ndërmarrin masa për të bërë ndryshime edhe për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Megjithëse ende nuk dihet se çka do të ndodhë me misionin e EULEX-it pas qershorit, ndryshimet po i mirëpresin zyrtarët e Dhomës së Posaçme.

Ata i kanë dërguar sugjerimet e tyre, mes të cilave është edhe dyfishimi i numrit të gjykatësve në mënyrë që numri i lëndëve të zgjidhet më shpejtë.

Në këtë organ sikur në shumë gjykata të tjera, numri i lëndëve është i madh.

Nga mbi 21 mijë lëndë mbi 19 mijë janë në shkallën e parë kurse mbi 1 mijë në shkallën e dytë gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button