Shfuqizimi i Speciales në Kosovë, gjatë tërë janarit ambasadorët do të mbikëqyrin

Dje pasdite, në selinë qendrore në Prishtinë të Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati për kryetar, Albin Kurti, me nënkryetaren, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell, kurse me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, priti ambasadorin e Francës, Didier Chabert.

Në këto takime u diskutua për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Të dy ambasadorët shprehën brengosjen e tyre të thellë për këtë mundësi.

Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative.

“Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Përfaqësuesit e Lëvizjes thanë që Vetëvendosje do ta përcjell me shumë vëmendje këtë proces dhe se Kryesia me Grupin Parlamentar do t’i diskutojnë të gjitha elementet për ta marrë vendimin e duhur në kohën e duhur.

Të dy ambasadorët treguan që gjatë muajit janar nuk do të marrin pushime dhe do të qëndrojnë tërë kohën në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button