Merr flakë katedralja e Korçës (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e së shtunës në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, vetëm pak minuta pasi presidenti i vendit Ilir Meta është larguar prej aty. Meta ka qenë i pranishëm në ceremoninë dhe meshën e mbajtur me rastin e ditës së ujit të bekuar.

Sikurse bëhet me dije, zjarri është shkaktuar në zonën e ndezjes së qirinjve dhe mendohet se ka qenë ky shkaku, por më pas është përphapur jo masivisht në pjesën e brendshme të katedrales.

Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, që mendohet se ka shkaktuar dëme të lehta në pjesën e brendshme të mureve te katedrales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button