SHBA-ja ka bllokuar 125 milionë dollarë për refugjatët palestinezë

SHBA-ja ka bllokuar 125 milionë dollarë të dedikuara për Agjencinë e KB-së për  ndihmën e refugjatëve palestinezë, njoftojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve diplomatike.

Ata theksuan se mjetet financiare që janë një e treta e të dhënave vjetore të SHBA-së për këtë agjenci të KB-së, është dashur të dorëzohen deri më 1 janar, por janë ngrirë derisa administrata e presidentit Donald Tramp nuk kryen revizion për ndihmën e SHBA-së për autoritetet palestineze.

Tramp, paradokohe, në Tuiter shkroi se Uashigtoni u jep palestinezëve qindra miliona dollarë në vit dhe se për këtë nuk merr as falënderim as respekt.

“Ata madje edhe nuk duan të negociojnë për marrëveshje paqësore afatgjate me Izraelin”, shkroi Tramp, duke u kërcënuar me heqje të ndihmës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button