SHBA-të paralajmëron Iranin: Bota e vetëdijshme për veprimet tuaja
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley njoftoi sot se mbarë bota po e vëren se çfarë po bëjnë autoritetet në Iran, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit në fokus situata iraniane.
“Regjimi iranian po shkel të drejtat e popullit të saj”, shtoi ajo, duke denoncuar shpenzimet e armatimit iranian në kurriz të mirëqënies së popullit.
“Mesazhi i këtij populli është të ndalet së mbështeturi terrorizmin”, tha diplomatja duke kërkuar rivendosjen e internetit në Iran. Uashingtoni paralajmëroi Iranin në OKB, mbarë bota po e shikon se çfarë po bëni.