Dhembjet gjatë aktit seksual

Ndonjëherë raportet seksuale mund të jenë të dhembshme për femrat, duke sjellë si pasojë reduktim të numrit të tyre, ankth, depresion, anoorgazëm, sterilitet dhe kriza në çift. Kjo dhembje gjatë aktivitetit seksual normal, mund të paraqitet në hyrjen e vagjinës dhe në pjesën e brendshme ku mbështeten organet gjenitale, që bazën e saj e ka në fundin e barkut. Me term mjekësor kjo quhet dispareuni.

Ka raste kur kjo dhembje mund të ndodhë vetëm një herë, por edhe raste të tjera që mund të përsëriten dhe në këtë rast duhet kërkuar pa tjetër ndihmë mjekësore.

Shkaqet e dispareunisë po i rendisim më poshtë:
Traumat e pas lindjes, siç janë epiziotomitë apo laçeracionet dhe ndërhyrjet kirurgjikale vagjinale.
Ulja e elasticitet të mureve të vagjinës dhe distrofia e tyre e lidhur kjo me moshën.
Infeksionet e gjëndrave të Bartolonit (dy gjëndra të vendosura në anët e organeve të jashtme gjenitale që shërbejnë për të lubrifikuar hyrjen në vagjinë).
Vagjinitet dhe vulvitet (infeksionet e vagjinës dhe vulvës).
Një reduktim i lubrifikimit të vagjinës.
Endometriozat.
Infeksionet pelvike dhe aderencat.
Shtatzënënia jashtë mitre.
Infeksionet urinare.
Sëmundejt kronike të zorrëve,
Sëmundjet e mitrës dhe të vezoreve.
Shkaqe psikologjike.

Në bazë të lokalizimit të dhembjes, dispareunia mund të jetë e sipërfaqshme kur shqetësimi vjen në hyrje të vagjinës apo në vagjinë dhe dispareuni e thellë kur dhëmbja lokalizohet në fund të barkut. Në rastet e dispareunisë sipërfaqësore shkaku më i shpeshtë janë infeksionet e vulvës apo vaginës, infeksionet e vijave urinare, disa anomali anatomike të himenit apo cikatricat e krijuara pas lindjes.

Në moshë të re më tepër mundësi për disparauni i lihet anomalive anatomike të himenit dhe të vaginës, ndërsa me kalimin e viteve dispareunia vjen kryeisht nga sëmundjet e pelvisit, të mitrës dhe të vezoreve, nga distrofia e mukozës vulvo vaginale, deficitet e lubrifikimit apo nga interventet kirurgjikale që mund të bëhen me rrugë vaginale.

Nëse dhëmbja vjen nga pozicionet e ndryshme gjatë seksit, është vështirë që të thuhet që është shkak i një infeksioni vaginal, por më tepër mundësi ka ekzitenca e një sëmundje të organeve pelvike./femina.al

Lajme të ngjashme

Back to top button