USHT në Prishtinë prezantoi ofertën akademike për studentët e rinj

Universiteti Shtetëror i Tetovës prej 18-20 prill mori pjesë në Edicionit e VI të Panairit të Edukimit në Prishtinë organizuar nga CEO.

Në këtë Panair, po ashtu morën pjesë edhe, institucione arsimore nga Republika e Kosovës, rajoni dhe Universitete ndërkombëtare të cilët shpalosën ofertat e tyre universitare dhe pasuniversitare për studentët e rinj.

Universiteti ynë në këtë aktivitet, për studentët e ardhshëm prezantoi programet studimore për studimet deridiplomike dhe pasdiplomike, format dhe kushtet e studimeve në këtë institucion të arsimit të lartë  në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. 

Vlen të theksohet interesimi i maturantëve të Republikës së Kosovës, për të vijuar arsimimin e tyre universitar në drejtimet studimore të mjekësisë, psikologjisë, arkitekturës dhe programe tjera të fakulteteve të USHT-së. Edhe përkundër konkurrencës serioze, USHT me plan-programet, ofertën e gjerë dhe tarifat e volitshme të studimeve tërhoqi vëmendjen e vizitorëve në Panairin e Edukimit në Prishtinë. 

Përpos institucioneve arsimore, në Panairin e Edukimit u prezantuan edhe agjenci të ndryshme dhe institucione tjera publike, private nga vendi dhe më gjerë. 

Për pjesëmarrje të suksesshme në edicionin e VI në Prishtinë, Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga Kompania CEO-s iu nda Certifikatë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button