Erdogan: Marrëveshjet midis SHBA-së dhe Turqisë bëhen të pavlefshme, ja pse

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë janë jashtëzakonisht të keqësuara, pasi gjykata amerikane të mërkurën e dënoi drejtorin e “Halk bank” të Turqisë, Mehmet Atila për shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit.

“Nëse amerikanët e kuptojnë kështu drejtësinë, atëherë bota është gati. Le të më falë SHBA-ja, por ligjet për lidhjet tona bilaterale dhe marrëveshjet bilaterale mes nesh e humbin vlefshmërinë e tyre. Ndjej keqardhje për këtë, por kështu do të jetë prej tani e tutje. SHBA-ja kryen seri komplotesh, të cilat nuk janë vetëm ligjore, por edhe ekonomike”, deklaroi Erdogan.

Siç lajmëroi MIA, Ministria turke e Punëve të Jashtme gjithashtu reagoi për aktgjykimin për Atila, duke thënë se vendimi i Gjykatës në Nju-Jork është përzierje në punët e brendshme të Turqisë.

Халк Банк

Atila u akuzua për lidhjen e disa marrëveshjeve për tregti me ari dhe ushqim me të cilat janë shmangur sanksionet e vendosura ndaj Iranit dhe iu mundësoi iranianëve të tregtojnë me shtete tjera.

Sipas Turqisë, dëshmitari kyç në procesin kundër Atilas është pjesë e rrjetit të predikuesit islamik Fetula Gylen, të cilin Turqia e akuzon se qëndron pas tentimit për grusht shtet në korrik të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button