SHBA-ja e shtoi Pakistanin në listën e shteteve të cilat i shkelin liritë fetare

Departamenti amerikan i shtetit e ka radhitur Pakistanin në listën e shteteve ku në mënyrë brutale shkelen të drejtat e shprehjes fetare, që çon deri në prishjen e sigurisë dhe stabilitetit në shtete.

Në listë tani më janë edhe Arabia Saudite, Irani, Koreja Veriore, Kina, Mianmari, Eritrea, Sudani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

“Mbrojtja e lirive fetare është e nevojshme për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan Heder Nojert.

Lëvizja vjen në periudhën e keqësimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Pakistanit, ku Uashingtoni paralajmëroi se do ta suspendojë ndihmën për Islamabadin për shkak të mbështetjes së tyre për islamikët në Afganistan, lajmëroi Zëri i Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button