Bora në SHBA e mori viktimën e parë dhe la mbi 100.000 banorë pa rrymë

 

Stuhia e borës në rajonin e bregut lindor të SHBA-së e mori viktimën e parë, lajmëruan mediumet lokale.

Bëhet fjalë për një person, i cili me kamionin e tij ka vozitur në shtetin Karolina Jugore nëpër rrugë të ngrirë dhe ka goditur në disa drunj. Vozitësi ka vdekur nga lëndimet në kokë.

Gjatë stuhisë, deri më tani kanë rënë 46 centimetra borë, po fryjnë erëra të fuqishme, për ç’arsye janë anuluar pothuajse 5.000 fluturime drejt SHBA-së. Mbi dy të tretat e tyre janë ose nga ose drejt Nju-Jorkut dhe Bostonit.

Në aeroportin Kenedi në Nju-Jork sot pritet që fluturimet sërish të normalizohen.

Mbi 100.000 shfrytëzues në SHBA mbetën pa energji elektrike.

Në Kanadanë fqinje, mbi 85.000 amvisëri në provincën lindore Skocia e Re natën e kaluar nuk pati energji elektrike.

Edhe pjesë të kryeqytetit Halifaks mbetën pa rrymë, ndërsa pjesa më e madhe e fluturimeve drejt dhe nga aeroporti lokal u anuluan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button