CNN: Disa pjesë të SHBA-së do të jenë më të ftohta edhe se Marsi

Stuhia e borës e quajtur si “cikloni bombë” do ta përfshijë bregun lindor të SHBA-së dhe do të shkaktojë temperatura më të ulëta se në Mars, publikoi Si-En-En.

Meteorologët presin se cikloni, i cili u formua mbi Oqeanin Atlantik, sot do të arrijë deri në bregun lindor të SHBA-së dhe do të shkaktojë erëra të fuqishme dhe borë, ndërsa disa pjesë të veriut do të jenë “më të ftohta se në Mars”, transmeton MIA. 

Nga Karolina Jugore deri në Mein, 13-të shtete federale janë nën paralajmërimin për erëra të fuqishme.

Për shkak kushteve ekstreme të motit borë ka rënë edhe në Floridë, për herë të parë pas disa dekadave. Guvernatorët e Floridës, Xhorxhisë, Virxhinias shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe i paralajmëruan banorët të mos dalin prej shtëpive të tyre.

Shkollat në Nju-Jork janë mbyllur, ndërsa Enti Shtetëror për Statistikë paralajmëroi se në këtë rajon pritet të bie borë prej 13 deri në 20 centimetra dhe se do të fryjë erë me shpejtësi prej rreth 80-të kilometra në orë.

I ftohti polar i ngriu Ujëvarat e Niagarës dhe shkaktoi kaos në komunikacion.

Enti meteorologjik dha paralajmërim për shkak stuhisë nga Virxhinia deri në Mein dhe paralajmëroi 30 centimetra borë në rajonin rreth Bostonit. Në rajonin e bregut lindor të SHBA-së pritet borë prej rreth 1,2 metrash.

Ekspertët paralajmërojnë se stuhia mund të arrijë fuqinë e uraganit të kategorisë së dytë, ndërsa i ftohti polar do të vazhdojë deri në fund të javës.

Guvernatori i Karolinës Jugore, Henri Mekmaster i paralajmëroi banorët të mos i lëshojnë shtëpitë e tyre.

“Nëse nuk qëndrojnë në vende të ngrohta, do të ngrijnë. Duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Mekmaster.

Autoritetet kumtuan se këtë javë nga temperaturat ekstrem të ulëta vdiqën 12-të persona. Gjashtë raste me vdekje janë regjistruar në Viskonsi, katër në Teksas, një në Dakotën Veriore dhe një në Misuri. Pjesa më e madhe e tyre janë të pastrehë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button