Grubi: Fitoren në Kala do ta dënojë historia

Në Gjykatën Themelore 1 në Shkup sot për herë të dytë u anulua procesi gjyqësor për rrahjen që ndodhi një vit më parë në Kalanë e Shkupit, kur grupe të tifozëve shqiptarë dhe atyre maqedonas u përleshen mes veti.

Pjesëmarrësit e rrahjes u dënuan me dënime burgu me kusht, por një pjesë e tyre parashtruan ankesa ndaj aktvendimit.

Lideri i dikurshëm i grupit të shqiptarëve Artan Grubi që ishte i përfshirë në këto incidente, ndërsa tani shef i liderit të BDI-së në pushtet Ali Ahmeti, pas anulimit të sotëm tha se “betejën që e fituam në Kala mund ta gjykojë historia dhe populli, por prej saj të mos bëhet rast politik. Lëvizja “Zgjohu” do t’i tërheq kërkesat për rigjykim që të mos shkaktohen tensione ndëretnike./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button