Në Iran shpallet fund për protestat

Komandanti i Gardës revolucionare islamiste gjenerali, Mohamad Ali Xhafari shpalli fund për protestat në vend.

“Armiqtë tanë duhet të dinë se shkaktimi i kanosjeve ushtarake ose kanosjeve për sigurinë tonë nuk vepron kundër Iranit. Sot mund të shpallë fund për trazirat”, deklaroi Xhafari, transmeton MIA. 

Paraprakisht, një tjetër përfaqësues i Gardës, Ramezan Sharif deklaroi se policia dhe forcat e sigurisë tërësisht e kontrollojnë gjendjen në Teheran dhe në qytetet e tjera iraniane, ku kishte protesta rrugore.

Demonstratat antiqeveritare në vend filluan më 28 dhjetor në shenjë pakënaqësie nga rritja e çmimeve. Në përleshjet midis demonstruesve dhe policisë jetën e humbën të paktën 20 persona, midis të cilëve edhe policë. Më shumë se 450 persona janë arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button