Greqi, është rrëzuar një aeroplan

Një aeroplan i vogël për trajnim i Aviacionit grek u rrëzua disa minuta pas orës 12 sipas kohës lokale (ora 11 sipas kohës së Evropës së Mesme) në rajonin rural në afërsi të qytetit grek Kalamata në gadishullin Peloponez, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Aeroplani i tipit “T2 Bakaj” u rrëzua nga arsye tani për tani të panjohura, ndërsa sipas të cilave informata, pas rrëzimit është djegur dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin më të gjerë.

Sipas informatave fillestare në mediat greke, të dy pilotët kanë arritur me parashutë në kohë ta braktisin aeroplanin dhe nuk janë lënduar.

Shërbimet kompetente të Aviacionit grek filluan hetim për arsyet për rrëzimin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button